Kandidati që synon të zëvendësojë Merkelin pranon se ka kryer plagjiaturë

Kandidati që synon të zëvendësojë Merkelin pranon se ka kryer plagjiaturë

Bota July 30, 2021 - 22:41

Armin Laschet, i cili shpreson të pasojë Kancelaren Angela Merkel, ka kërkuar ndjesë për plagjiaturën e kryer në një libër botuar rreth dhjetë vite më parë.

Laschet, kandidat i Unionit Kristian Demokrat (CDU) për postin e Kancelarit në zgjedhjet e ardhshme, ka pranuar se nuk i citoi disa burime në një libër të tijin rreth emigracionit.

“Sigurisht ka disa gabime për të cilat ndjej përgjegjësi, ndaj do të doja të kërkoja ndjesë,” – tha politikani gjerman për këtë çështje.

Akuzat për plagjiaturë u bënë publik fillimisht në Twitter javën e shkuar nga Karsten Weitzenegger, një ekspert i cili qe ankuar se ishte cituar pa nënshkrimin përkatës në librin e Laschet.

Në Gjermani akuzat për plagjiaturë apo mungesë etike akademike merren seriozisht nga opinioni publik dhe vitet e fundit kanë detyruar politikanë të tërhiqen.

Ndjesa publike e Laschet vjen pak javë përpara se kundërshtarja i tij për drejtimin e Gjermanisë, Annalena Baerbock, nga Partia e Gjelbër, pranoi se kishte gabuar në disa botime të saj duke mos cituar si duhet burimet.

Përpara zgjedhjeve federale në Gjermani, Laschet është përballur gjithashtu me një situatë të parehatshme teksa u fotografua nga shtypi duke qeshur në një prej zonave të përmbytura.

Sondazhet i japin Laschetit dhe qendrës së djathtë një avantazh në zgjedhje ndaj të gjelbërve dhe të majtëve, mirëpo mbështetja ndaj 60-vjeçarit duket se është venitur kohët e fundit pas këtyre situatave.

Gjermania i drejtohet kutive të votimit më 26 shtator për të zgjedhur parlamentin e ri federal, ku partia që merr shumicën merr të drejtën edhe për të qeverisur. /euronews.al