Panik në Paris, makina përplas klientët e një restoranti
Bota
September 18, 2021 - 19:35
Paniku për sulme është rikthyer sërish në Paris, kur një makinë doli nga rruga dhe hipi mbi trotuar për të përplasur klientët e një restoranti.
Ngjarja e rëndë u regjistrua në një restorant në Fontainebleau, rreth 50 km larg kryeqytetit, ndërsa një makinë goditi personat që po drekonin. Për pasojë 6 prej klientëve mbetën të plagosur.
Drejtuesja e mjetit u arrestua menjëherë dhe dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor. Për këtë arsye autoritetet rrëzuan menjëherë dyshimet se ngjarja mund të kishte lidhje me terrorizmin. Ajo u dërgua në një spital psikiatrik për të marrë mjekimin e nevojshëm. /A2