Blinkeni: SHBA dhe Serbia kanë një histori të përbashkët të mbushur me miqësi

Blinkeni: SHBA dhe Serbia kanë një histori të përbashkët të mbushur me miqësi

Bota October 14, 2021 - 16:45

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken ka uruar Serbinë me rastin e 140 vjetorit të mardhënieve diplomatike me SHBA-në.

Blinkeni ka thënë se SHBA dhe Serbia kanë një histori të përbashkët të miqësisë së thellë dhe lidhje të thella kulturore, transmeton Zeri.info.

Ai përmes një postimi në Twitter, ka uruar që dy shtetet të forcojnë edhe më tej partneritetin në të ardhmen.

“Jemi të lumtur të përkujtojmë 140 vjet marrëdhënie diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Serbisë. Dy kombet tona kanë një histori të përbashkët miqësie të thellë dhe lidhje të thella kulturore. Ne mezi presim të ndërtojmë një partneritet edhe më të fortë gjatë 140 viteve të ardhshme”, ka shkruar ai. /Zëri