Australia sekuestron sasinë më të madhe të heroinës

Australia sekuestron sasinë më të madhe të heroinës

Bota October 16, 2021 - 19:37

Policia në Australi njofton se ka sekuestruar një sasi shumë të madhe lënde narkotike të llojit heroinë, me vlerë rreth 104 milionë dollarë.

Ngarkesa prej 450 kg heroinë u kap në portin e Melbournit dhe sipas autoriteteve kjo është sasia më e madhe që është kapur ndonjëherë në vend.

Lënda narkotike u gjet në një kontejner me pllaka qeramike dhe deri tani është arrestuar një shtetas malajzian, i cili rrezikon burg të përjetshëm.

Dërgesa ishte nisur nga Malajzia dhe kishte si destinacion një biznes të vendosur në Melbourne. Deri në këto momente janë bastisur nga policia disa lokacione në kryeqytetin e shtetit të Victorias. /a2news