Britania regjistron numrin më të lartë të infektimeve në tre muaj

Britania regjistron numrin më të lartë të infektimeve në tre muaj

Bota October 21, 2021 - 18:12

ritania e Madhe ka regjistruar 52,009 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit. Ky është numri më i lartë ditor për më shumë se tre muaj.

Gjatë këtyre muajve shifra më e lartë ka arritur në 50,000.

Ndërkohë një ditë më parë sekretari i Ministrisë së Shëndetësisë paralajmëroi se rastet mund të shkonin deri në 100 mijë në ditë.

Ditët e fundit situata e pandemisë është përkeqësuar në Britani.