Varianti i ri, presidentja e KE-së: Tani jemi në garë me kohën

Varianti i ri, presidentja e KE-së: Tani jemi në garë me kohën

Bota November 28, 2021 - 19:49

Ursula von der Leyen, presidente e Komisionit Evropian është shprehur sot se bota është në një garë kundër kohës. Deklaratat e presidentes së KE vijnë në një kohë kur kontinenti i vjetër ka konfirmuar rastet e para të të variantit Omicron të koronavirusit.

“Ne e dimë se tani jemi në një garë me kohën”, tha von der Leyen të dielën. Ajo bëri thirrje që publiku të marrë masa paraprake tani, në mënyrë që shkencëtarët të kenë kohë të kuptojnë Omicron-in dhe të bëjnë gati rrugën që është për t’u ndjekur në vijim.

“Shkencëtarët dhe prodhuesit kanë nevojë për dy deri në tre javë për të pasur një pamje të plotë rreth cilësisë së mutacioneve të këtij varianti Omicron,” tha ajo.

Ndërkohë, BioNTech ka njoftuar se mund të modifikojë vaksinën e saj për Covid, të prodhuar në bashkëpunim me Pfizer, në 100 ditë nëse është e nevojshme.

“Na duhet të blejmë kohë,” tha ajo – duke u bërë thirrje njerëzve që të vaksinohen, të mbajnë maska ëdhe distancën sociale. /abcnews.al/