COVID-19, Evropa i tejkalon 100 milionë raste

COVID-19, Evropa i tejkalon 100 milionë raste

Bota January 02, 2022 - 16:54

Evropa i tejkaloi 100 milionë të infektuarit me koronavirus në shtetet e saj, përfshi është Rusinë e Azerbajxhanin.

 Këtë tregon një studim i agjencisë AFP sipas së cilës dhjetë vendet me incidencën më të lartë të rasteve në botë për 100 mijë banorë janë të gjitha në Evropë, duke filluar nga Danimarka (2,045), Qiproja (1,969) dhe Irlanda (1,964).

100 milionë rastet që i takojnë shteteve evropiane përfaqësojnë më shumë se një të tretën e rasteve të zbuluara në botë që nga fillimi i pandemisë. Në këtë situatë, shumë shtete po forcojnë vazhdimisht rregullat e tyre duke mos përjashtuar edhe izolimin.

Studimet e deritanishme tregojnë se varianti Omicron i Covid ka më shumë gjasa të infektojë fytin sesa mushkëritë, gjë që shkencëtarët thonë se mund të shpjegojë faktin pse duket të jetë më infektues, por më pak vdekjeprurës se versionet e tjera të virusit.