Spanja miraton dozën e katërt anti-COVID për personat më të rrezikuar

Spanja miraton dozën e katërt anti-COVID për personat më të rrezikuar

Bota January 14, 2022 - 09:07

Spanja ka dhënë dritën jeshile për dozën e katërt të vaksinës kundër COVID-19 për qytetarët më të rrezikuar. Vendimi ka të bëjë me pacientët me kancer, pacientë që kanë kryer operacione, pacientët me dializë dhe që kanë imunitet të dobët, tha Ministria e Shëndetësisë, duke theksuar se doza përforcuese do të jepet pesë muaj pas dozës së tretë.

Për popullatën e përgjithshme, doza e tretë e vaksinës do të jetë e disponueshme për të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç dhe mund të jepet pesë muaj pas dozës së fundit dhe jo gjashtë muaj.

Me 90.5% e popullsisë mbi 12 vjeç janë vaksinuar plotësisht, Spanja është një nga vendet e para me numrin më të lartë të të vaksinuarve. 38.5% e fëmijëve midis moshës 5 dhe 11 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës.

Vendi ka regjistruar 7.7 milionë raste dhe  90.508 viktima që nga fillimi i pandemisë./abcnews.al