Ushtari rus i akuzuar për krime lufte pranon fajësinë për vrasjen e një civili
Foto: Reuters

Ushtari rus i akuzuar për krime lufte pranon fajësinë për vrasjen e një civili

Bota May 18, 2022 - 14:26

Një ushtar rus, i cili po akuzohet për krime lufte në Ukrainë, është deklaruar fajtor për vrasjen e një civili të paarmatosur.

Vadim Shishimarin akuzohet se vrau me armë zjarri një civil 62-vjeçar të paarmatosur në ditët e para pas fillimit të pushtimit dhe ai tani po përballet me akuza që mund të dënohet me burgim të përjetshëm.

Prokurorët thonë se mund të ketë më shumë gjyqe, pas identifikimit të mijëra krimeve të mundshme të kryera nga forcat ruse.

Moska ka mohuar se trupat e saj kanë shënjestruar civilët. /Zëri