G7: Rusia po kërcënon të gjithë rajonin, ta dorëzojë centralin

G7: Rusia po kërcënon të gjithë rajonin, ta dorëzojë centralin

Bota August 10, 2022 - 20:03

Vendet e G7 dënuan pushtimin e centralit bërthamor të Zaporizhias nga rusët dhe i bënë thirrje Moskës t’ia dorëzojë menjëherë kontrollin e plotë Ukrainës.

“Stafi ukrainas që operon në impiant duhet të lejohet të ushtrojë detyrat pa presione apo kërcënime. Nëse Moska vazhdon të ketë kontrollin e centralit i gjithë rajoni është i rrezikuar”, thuhet në deklaratën e ministrave të jashtëm të G7.Shtetet më të industrializuara kërkojnë gjithashtu tërheqjen e menjëhershme të trupave ruse nga kufijtë e njohur ndërkombëtarisht të Ukrainës dhe respektim të sovranitetit të këtij vendi.

Sakaq, shefi i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore, Rafael Mariano Grossi, tha se bombardimet në impiantin bërthamor kishin shkelur të 7 shtyllat ku mbështetet siguria nukleare. Megjithatë, ekspertë të agjencisë besojnë se bombardimet deri më tani nuk kanë shkaktuar kërcënime të menjëhershme./a2