Kina: SHBA-ja është nxitësja kryesore për luftën në Ukrainë

Kina: SHBA-ja është nxitësja kryesore për luftën në Ukrainë

Bota August 11, 2022 - 10:10

Marrëdhëniet në mes SHBA-së dhe Kinës janë acaruar më shumë ditëve të fundit.

Në një intervistë për agjencinë e lajmeve “TASS”, ambasadori i Kinës në Moskë, Zhang Hanhui ka akuzuar Ëashingtonin se po e kërcënon Rusinë me deklaratat e përditshme për zgjerimin e NATO-s si dhe me mbështjetjen që po i jep Ukrainës.

“Si nismëtari dhe nxitësi kryesor i krizës ukrainase, Ëashingtoni, ndërkohë që vendos sanksione gjithëpërfshirëse të paprecedentë ndaj Rusisë, vazhdon të furnizojë Ukrainën me armë dhe pajisje ushtarake. Qëllimi i tyre përfundimtar është shtypin Rusinë me një luftë të zgjatur dhe sanksione”, u shpreh ai, raporton Reuters, transmeton Zeri.info.

Ambasadori Hanhui ndër të tjera kritikoi edhe vizitën e kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi javën e kaluar në Tajvan.

Duke thënë se SHBA-ja po përpiqet me të njëjtat taktika sikur në Ukrainë ashtu edhe në Tajvan që të krijojë një “Luftë të Ftohtë”.

Diplomati tutje u shpreh se “Mosndërhyrja në punët e brendshme është parimi themelor i ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në botë”, duke iu referuar politikës së jashtme të SHBA-së. /Zëri