Gjysma e Moldavisë pa rrymë pas sulmeve ruse

Gjysma e Moldavisë pa rrymë pas sulmeve ruse

Bota November 23, 2022 - 17:03

Qytetet dhe vendbanime të Ukrainës nuk janë të vetmet pa energji elektrike - sulmi i sotëm me raketa ruse ka shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në gjysmën e Moldavisë fqinje, sipas zëvendësministrit të vendit.

“Errësirë ëmasive në Moldavi pas sulmit të sotëm rus në infrastrukturën energjetike të Ukrainës”, tha Andrei Spini, i cili shërben si ministër i infrastrukturës.

Energjia u rivendos në kryeqytetin Kishinau në orën 15:35 me orën lokale, sipas një gazetari të Reuters, transmeton Zeri.info.

Ndërprerje u raportuan gjithashtu në rajonin separatist të Transdniestrisë, të mbështetur nga Rusia, tha në një deklaratë ministria e brendshme lokale. Energjia u rivendos më vonë në Tiraspol, kryeqytetin e rajonit.

Në një postim të veçantë në Telegram, Spuni tha se situata ishte një përsëritje e 15 nëntorit, kur Moldavia gjithashtu pësoi ndërprerje të energjisë pas sulmeve me raketa ruse.

Moldavia ndan kufirin e saj veri-lindor me Ukrainën, një shtet tjetër ish-sovjetik, dhe është e lidhur me rrjetin e saj të energjisë.

Si forcat policore moldave ashtu edhe Premier Energy, një kompani moldave që furnizon me energji elektrike në të gjithë jugun dhe qendrën e vendit, u kërkuan njerëzve të qëndrojnë të qetë dhe të marrin masa paraprake. /Zëri