Vritet një foshnjë e porsalindur në Zaporizhzhia pas sulmeve ruse në një spital

Vritet një foshnjë e porsalindur në Zaporizhzhia pas sulmeve ruse në një spital

Bota November 23, 2022 - 17:10

Mediat e huaja kanë raportuar për një sulm tjetër në një spital në rajonin jugor të Zaporizhzhia të Ukrainës gjatë natës ka vrarë një foshnjë dyditore.

Nëna e fëmijës arriti të shpëtojë nga materniteti me një mjek i cili u plagos rëndë, sipas shërbimeve të urgjencës ukrainase, transmeton Zeri.info.

Sulmi ndodhi në qytetin e Vilnyansk, i cili është afër vijës së frontit dhe mbahet nga Ukraina.

Është objekti i fundit mjekësor që është nën sulmin rus gjatë luftës nëntëmujore.

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se ka pasur më shumë se 700 sulme që synojnë infrastrukturën shëndetësore që kur Rusia pushtoi Ukrainën nëntë muaj më parë. /Zëri