Tjetër protestë masive në Podgoricë: Kurrë një Mal të Zi siç e ëndërron Vuçiqi

Tjetër protestë masive në Podgoricë: Kurrë një Mal të Zi siç e ëndërron Vuçiqi

Bota November 28, 2022 - 22:13

Në platonë para Kuvendit të Malit të Zi në Podgoricë, është mbajtur sonte protesta e tretë e madhe kundër pushtetit.

Organizatorët e takimit kërkojnë tërheqjen e amendamentit të Ligjit për Presidentin, zhbllokimin e Gjykatës Kushtetuese, si dhe zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare.

Edhe kjo protestë mbahet me sloganin “jemi këtu”, dhe përveç grumbullimit para kuvendit, përfshin edhe shëtitjen e protestuesve nëpër qendër të qytetit.

Protestat e javës së kaluar mblodhën, sipas mediave malazeze, më shumë se 20 mijë njerëz, madje sonte ka mijëra njerëz në rrugët e kryeqytetit malazez. Përveç qytetarëve nuk mungojnë edhe forca të shumta policore.

Sikurse edhe në tubimet e kaluara, qytetarët erdhën pothuajse nga të gjitha anët e Malit të Zi, ndërsa në protestën e sotme u vendosën pankarta me mbishkrimet “Jemi këtu, për Malin e Zi, për BE” dhe “Nuk do të japim Malin e Zi”.

Aktivisti Predrag Vushuroviqm, tha se 35 mijë persona kanë nënshkruar peticionin e tyre për tërheqjen e Ligjit për Presidentin.

“Kurrë një Mal të Zi siq Vuçiq e ëndërron. Mali i Zi është ngritur në këmbë”, theksoi Vushurovië duke shtuar se duan një Mal të Zi të qëndrueshëm, jo ë“spektaklin e Dritanit”. /Telegrafi