Tërmeti 6.8 ballë godet Ekuadorin, të paktën 15 të vdekur

Tërmeti 6.8 ballë godet Ekuadorin, të paktën 15 të vdekur

Bota March 19, 2023 - 10:53

Së paku 15 persona kanë humbur jetën përderisa dhjetëra të tjerë janë lënduar si pasojë e një tërmeti të fuqishëm që goditi bregdetin e Ekuadorit. Sipas zyrtarëve, ekziston mundësia se numri i viktimave mund të rritet.

Autoritetet në Ekuador kanë thënë se së paku 15 persona kanë humbur jetën ndërsa dhjetëra të tjerë janë lënduar si pasojë e një tërmeti të fuqishëm që goditi pjesët bregdetare të këtij vendi latino-amerikan.

Sipas zyrtarëve, tërmeti, i fuqisë 6.8 në shkallën e Rihterit, goditi rreth orës 17, sipas kohës lokale, në provincën El Oro, e cila është edhe më e goditura nga tërmeti, epiqendra e së cilit ishte 80 kilometra larg qytetit të dytë në vend Guayaquil

Ekipet emergjente kanë thënë se numri i viktimave mund të vazhdon të rritët pasi që dëmet në infrastrukturë nënkuptojnë se shpëtimtarët ende nuk kanë arritur tek të gjitha pjesët e goditura të rajonit- njëkohësisht autoritetet lokale thanë se specialistët janë duke tentuar të përllogarisin nivelin e dëmeve.