OKB: 400 mijë refugjatë kanë ikur që nga fillimi i konfliktit në Sudan

OKB: 400 mijë refugjatë kanë ikur që nga fillimi i konfliktit në Sudan

Bota June 08, 2023 - 08:25

Më shumë se 400,000 njerëz janë larguar nga Sudani në vendet fqinje që nga fillimi i konfliktit më 15 prill. Kështu tha ndihmësi i Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, Raouf Mazou, sipas të cilit konflikti ka shkaktuar një krizë që do të ketë pasoja në sigurinë dhe ekonominë e rajonit.

“Ndikimi i kësaj krize në Sudanin e Jugut është i shumëfishtë: ka një ndikim shumë serioz ekonomik, sepse një pjesë e madhe e pjesës veriore të Sudanit të Jugut varej shumë nga ekonomia e Sudanit,” tha zyrtari Raouf Mazou duke folur në një konferencë për shtyp në Gjenevë.

Rreth 7,000 refugjatë të regjistruar kanë hyrë në Sudanin e Jugut që nga fillimi i konfliktit: mes tyre 3,500 refugjatë sudanezë, 2,600 etiopianë dhe 1,800 eritreanë./abcnews.al