Tronditet Franca, disa fëmijë theren me thikë në një park

Tronditet Franca, disa fëmijë theren me thikë në një park

Bota June 08, 2023 - 11:21

Disa fëmijë janë therur me thikë në një park pranë afër liqenit Annecy, në juglindje të Francës, tha ministri i brendshëm.

Gerald Darmanin konfirmoi se autori ishte arrestuar nga policia, shkruan BBC.

Deputeti francez Antoine Armand e përshkroi sulmin si “të neveritshëm” dhe tha se autoritetet po e hetojnë rastin.

Kryeministrja franceze, Élisabeth Borne, është nisur për në vendngjarje.

Mediat lokale, BFM TV raportuan se viktimat ishin rreth tre vjeç. /BBC