Zelensky konfirmon se ukrainasit kanë nisur kundërsulmet ndaj rusëve

Zelensky konfirmon se ukrainasit kanë nisur kundërsulmet ndaj rusëve

Bota June 10, 2023 - 15:57

Volodymyr Zelensky ka konfirmuar se ukrainasit po zhvillojnë operacione kundërsulmuese si dhe ato mbrojtëse ndaj forcave pushtuesve ruse.

Por, ai nuk dha shumë detaje pasi presidenti ukrainas refuzoi të thoshte se në çfarë faze ishin kundërsulmet, raporton skynews.

Lexo po ashtuInteligjenca britanike: Ukraina thyen linjën e parë të mbrojtjes ruse

I pari i shtetit të Ukrainës këtë e deklaroi gjatë takimit me kryeministrin kanadez, Justin Trudeau, i cili pa paralajmërim po viziton sot Kievin.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme presidenti rus, Vladimir Putin ka pohuar se forcat ukrainase kanë filluar kundërsulmet e shumëpritura.

Inteligjenca e Ministrisë së Mbrojtjes së Britanisë së Madhe, ka njoftuar se ushtria ukrainase ka rikthyer kontrollin e një pjese të qytetit të Bakhmutit.

Ndryshe, ushtria e Ukrainës ka raportuar se ka fituar terren “deri në 1.4 km” pranë Bakhmutit. /Telegrafi/