Për herë të parë një grua emërohet në krye të Bankës Qendrore të Turqisë

Për herë të parë një grua emërohet në krye të Bankës Qendrore të Turqisë

Bota June 11, 2023 - 08:45

Hafize Gaye Erkan u bë gruaja e parë që është emëruar në krye të Bankës Qendrore të Turqisë (TCMB).

Me këtë emërim, Erkan u bë gruaja e parë e emëruar në këtë post.

Ajo ka lindur në vitin 1982 në Stamboll dhe ka diplomuar në vitin 2001 në Universitetin Boëaziçi, në Departamentin e Inxhinierisë Industriale.

Më pas ajo studimet i ka vazhduar në SHBA, ku ka diplomuar për doktoraturë në Universitetin Princeton në fushën e kërkimit operacional dhe inxhinieri financiare. Erkan gjithashtu përfundoi dy programe trajnimi për shkencat e menaxhimit në Shkollën e Biznesit në Harward dhe lidership në Universitetin Stanford.

Karrierën e saj e filloi në vitin 2005 në Goldman Sachs, përderisa shërbeu për 9 vjet këtu Erkan këshilloi bordet e drejtorëve dhe ekipet e drejtuesve të bankave të mëdha dhe kompanive të sigurimit në SHBA për menaxhimin e bilancit, testimin e stresit dhe planifikimin e kapitalit, menaxhimin e rrezikut, bashkimet dhe blerjet.

Erkan në vitin 2014 filloi të punojë në First Republic Bank ku për rreth 8 vite ishte si bashkë-kryetare, kryetare, anëtare bordi, drejtore e investimeve, drejtore e depozitave dhe bashkëdrejtore e riskut, shkruan telegrafi.

Sipas hulumtimit të San Francisco Business Times të vitit 2018, Erkan ishte gruaja e vetme nën moshën 40-vjeçare që mbante titullin e presidentes ose drejtores ekzekutive në 100 bankat më të mëdha të SHBA-së.