Temperaturat e larta në Angli, tre rojave britanike iu bie të fikët gjatë provave për një paradë

Temperaturat e larta në Angli, tre rojave britanike iu bie të fikët gjatë provave për një paradë

Bota June 11, 2023 - 12:43

Të paktën tre rojeve mbretërore britanike iu ra të fikët gjatë provave për një paradë në Londër përpara ditëlindjes zyrtare të Mbretit Charles III, ku temperaturat e larta mbizotëruan në vend.

Temperaturat u ngjitën në mbi 30 gradë Celsius në Mbretërinë e Bashkuar për herë të parë këtë vit, transmeton Telegrafi.

Sipas Zyrës Metropolitane, temperatura prej 30 gradë Celsius në këtë kohë nuk ishte arritur në Angli që prej dy dekadave.

Princi i Uellsit, William monitoroi provën e paradës së këtyre rojeve në qendër të Londrës.

“Një falënderim i madh për secilin ushtar që mori pjesë në paradë këtë mëngjes në këtë nxehtësi. Kushte të vështira por keni bërë një punë të mirë. Faleminderit”, shkroi Princi William.