
Ushtria izraelite pretendon se ka gjetur një tunel nën spitalin “Al-Shifa”
Ushtria izraelite thotë se zbuloi një tunel të gjatë nën spitalin “Al-Shifa”.
“Trupat ekspozuan një tunel terrorist 55 metra të gjatë 10 metra nën kompleksin spitalor ‘Shifa’”, thuhet në një deklaratë të ushtrisë.
Në ditët para sulmit në spital, Izraeli këmbënguli që Hamasi po operonte tunele nëntokësore në spitalin “Al-Shifa”. Ai tha gjithashtu se objekti shëndetësor ishte një qendër komandimi dhe post ushtarake për Hamasin.
Videoja e fundit tregoi një pasazh të ngushtë me çati të betonit të harkuar që përfundon në një derë gri. Deklarata nuk thoshte se çfarë kishte përtej derës, raporton Aljazeera, transmeton Klankosova.tv.
Hamasi vazhdimisht bëri thirrje për një komitet nga OKB-ja dhe Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq për të verifikuar pretendimet e Izraelit, diçka që ai e ka refuzuar.