Netanyahu tregon tri synimet e Izraelit në Gaza
Benjamin Netanyahu ka vizituar sot trupat ushtarake në Rripin e Gazës.
Kryeministri izraelit i përshkroi ushtarët izraelitë si “heronj të vërtetë” ndërsa deklaroi se qeveria po bën “çdo gjë në fuqinë tonë për të rikthyer pengjet”.
“Ne kemi tri qëllime në këtë luftë”, tha ai, “të zhdukim Hamasin, të kthejmë të gjitha pengjet tona dhe të sigurojmë që Gaza të mos përbëjë më kërcënim për shtetin e Izraelit”.
“Dhe unë jam këtu për t’ua thënë këtë njerëzve, ushtarëve luftarakë. Ne do ta përfundojmë këtë deri në fund. Derisa të arrijmë fitoren. Asgjë nuk do të na ndalojë”, shtoi ai, raporton skynews, transmeton telegrafi.
Megjithatë, komuniteti i gjerë ndërkombëtar po shpreson se armëpushimi – i cili është në ditën e tretë – mund të zgjatet edhe më shumë ditë.
Pauza në luftime duket se ka zgjatur kryesisht, duke u dhënë banorëve të Gazës një mundësi për të marrë ndihmën e nevojshme pasi Izraeli bombardoi dhe shkatërroi pjesë të territorit.
ë ë ë: ë ë ë - ë ë. pic.twitter.com/e2aEA7Gfa4
— Benjamin Netanyahu - ë ë (@netanyahu) November 26, 2023