Pamje të rralla që tregojnë sesi zhvillohej jeta në Gazë, para sulmit të Hamasit gjatë 7 tetorit
Një burrë nga Palestina ka ofruar pamje të rralla të asaj sesi zhvillohej jeta në Gazë, para se Hamasi të kryente sulmin më vdekjeprurës mbi territorin e Izraelit gjatë 7 tetorit.
Pamjet e shpërndara nga gazetari i pavarur palestinez Yousef Alhelou, shfaq qytetarët në rutinën e tyre të përditshme në pjesën veriore të Rripit të Gazës, para se të fillonin sulmet ajrore izraelite mbi këtë territor.
Në video shihen të rriturit dhe fëmijët duke u freskuar në det dhe duke luajtur në plazh, derisa tjerët bëjnë “shoping” në tregun e frutave – e disa tjerët peshkojnë, transmeton Telegrafi.
Ndryshe sulmit i Hamasit la 1.200 izraelitë të vrarë dhe 240 pengje që përfunduan në Gazë, kurse si kundërpërgjigje Izraeli filloi sulmet ajrore nga të cilat humbën jetën mbi 15 mijë njerëz.
Videoja e postuar në TikTok nga gazetari Yousef Alhelou, ka më shumë se 39 mijë ndjekës në këtë platformë të rrjetit social.
Sipas ueb-faqes së Reuters, ai kishte punuar si korrespondent dhe reporter nga viti 2007, duke ofruar edhe storie të ndryshme për mediat tjera si BBC. GRN, radio CBC dhe televizionet e Zelandës së Re.
@yousefalhelou beautiful Gaza that you neevr saw before. Filmed just before Oct 7th, 2023 ë ë ë ë ë ë ë #Gaza #GazaWar #WarOnGaza #Israel #Shifa #ShifaHospital #GazaStrip #ë #ë_ë ë original sound - ë ë Yousef Alhelou