Sulmi i përgjakshëm në Paris, momenti i arrestimit të autorit

Sulmi i përgjakshëm në Paris, momenti i arrestimit të autorit

Bota December 03, 2023 - 14:38

Videoja e arrestimit të autorit të sulmit të përgjakshëm në Paris po bën xhiron e rrjetit. Autori, një 26-vjeçar qëlloi për vdekje një turist gjerman dhe plagosi dy të tjerë, në atë që e cilësoi si një shenjë hakmarrje për myslimanët që po vriten në botë.

Në video shihet sulmuesi duke u përpjekur t’i shpëtojë dy policëve, një burrë dhe një gruaje, të cilët i drejtojnë armët.

Në të njëjtën kohë, autori postoi një video në rrjetet sociale duke marrë përgjegjësinë për sulmin e tij. Në këtë fazë, hetuesit nuk e dinë se kur është regjistruar video, por ajo është postuar në internet “njëkohësisht” me sulmin, sipas burimit të sigurisë. /abcnews