Qeveria holandeze akuzohet për “bashkëfajësi për krimet e luftës” në Gazë

Qeveria holandeze akuzohet për “bashkëfajësi për krimet e luftës” në Gazë

Bota December 04, 2023 - 08:25

Një gjykatë holandeze do të dëgjojë një çështje më vonë sot kundër shtetit për rolin e tij në eksportin e pjesëve të avionëve luftarakë F-35 në Izrael.

Rasti i sjellë nga krahu holandez i Oxfam-it dhe OJQ-të holandeze The Rights Forum dhe PAX – akuzon Holandën se është bashkëpunëtore në krimet e luftës në Gaza duke lejuar eksportet e armëve.

Çështja do të shqyrtohet në një gjykatë të qarkut në Hagë, në orën 10:00 me orën locale, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Drejtori i Oxfam Novib, Michiel Servaes tha se nuk sheh zgjidhje tjetër përveçse të shkojë në gjykatë.

“Ne kemi bërë thirrje disa herë dhe në nivelet më të larta për një armëpushim të menjëhershëm, akses të lirë për ndihma humanitare dhe një zgjidhje të qëndrueshme që u jep drejtësi qytetarëve palestinezë dhe izraelitë”, tha Servaesi.

“Fakti që vetë Holanda mund të përfshihet në bombardimet përmes furnizimit me pajisje ushtarake e bën atë edhe më të dhimbshme”, tha ai.