Ushtarët ukrainas përdhosin flamurin e Serbisë [video]

Ushtarët ukrainas përdhosin flamurin e Serbisë [video]

Bota February 13, 2024 - 10:45

Serbia dhe Bjellorusia janë dy shtetet e vetme në Evropë, të cilat nuk i kanë vënë akoma sanksione Rusisë pas pushtimit në Ukrainë.

Serbia konsiderohet si një aleate e Rusisë, ndërsa kjo aleancë nuk kalon pa u vërejtur nga ukrainasit, të cilët tash më shumë se dy vjet po luftojnë agresionin rus.

Në një video në TikTok shihet se një ushtar ukrainas përdhos flamurin e Serbisë, duke e shkelur dhe fshirë këmbët me të si një tapet, transmeton Zeri.info.

Në video dëgjohet një zë i cili thotë “Slava Ukraini” [Lavdi Ukrainës], ndërsa më pas shfaqet edhe flamuri ukrainas. /Zëri

 

@surviveordie Ukraine ë #srbijaë ë original sound - Guardian387