Rritet bilanci tragjik, mbi 30 mijë palestinezë të vrarë në Gazë

Rritet bilanci tragjik, mbi 30 mijë palestinezë të vrarë në Gazë

Bota March 01, 2024 - 12:23

Të paktën 30,228 palestinezë janë vrarë dhe 71,377 janë plagosur në ofensivën ushtarake izraelite në Gazë që nga 7 tetori.

Është ky bilanci i përditësuar në një deklaratë nga Ministria e Shëndetësisë në Gazë, shkruan The Guardian.

Ministria dha numrin total të viktimave në 24 orët e fundit, të cilat përfshijnë viktima nga incidenti, ku trupat izraelite akuzohen se qëlluan mbi një turmë të mbledhur për të marrë ndihma humanitare, pasi 193 palestinezë u vranë dhe 920 u plagosën. /abcnews