Filmohet momenti kur anija goditi urën, të paktën shtatë persona përfunduan në ujë

Filmohet momenti kur anija goditi urën, të paktën shtatë persona përfunduan në ujë

Bota March 26, 2024 - 10:12
Publikohen pamjet dramatike

Të paktën shtatë persona ranë në lumë në Baltimore pasi ura në qytetin amerikan të Baltimores u godit nga një “anije e madhe” rreth orës 01:30 të mëngjesit, duke bërë që struktura të shembet si një shtëpi prej letrash.

Edhe disa automjete ranë në ujë dhe tani një operacion i madh shpëtimi është duke u zhvilluar, njoftoi shërbimi zjarrfikës.

Punonjësit ka të ngjarë të jenë në ujë, thotë policia, pasi u shemb Ura e Francis Scott Key.

Nuk ka raporte zyrtare për viktima për momentin, dhe Roja Bregdetare e SHBA dhe agjenci të tjera shtetërore të Maryland-it i janë bashkuar operacionit të shpëtimit.

Ekzekutivi i kontesë së Baltimores, Johnny Olszewski, thotë se përpjekjet e shpëtimit janë duke u zhvilluar pasi Ura Francis Scott Key e qytetit u shemb.

“Jam në dijeni të situatës në urën Key dhe mbetem në komunikim të rregullt me ëshefin e zjarrfikësve dhe menaxherin e operacioneve emergjente”. Përpjekjet e shpëtimit janë duke u zhvilluar. Ju lutemi lutuni për të prekurit”, tha ai.