Tërmet në Greqi

Tërmet në Greqi

Bota March 26, 2024 - 10:39

Një tërmet me magnitudë 4.8 të Rihterit është regjistruar pak më parë në Greqi, fatmirësisht pa shkaktuar dëme.

Sipas EMSC-së, epiqendra e tërmetit ishte 44 kilometra në veri të Heraklionit, në një thellësi 10 kilometra.

Tërmeti është ndjerë në disa zona të Greqisë, ndërkohë që shumë banorë kanë dalë nga shtëpitë e tyre.