Tajvani goditet nga një tërmet me magnitudë 7.4 ballë

Tajvani goditet nga një tërmet me magnitudë 7.4 ballë

Bota April 03, 2024 - 08:34

Bregdeti lindor i Tajvanit është goditur nga një tërmet me magnitudë 7.4 ballë. Pasuan një seri tërmetesh pak më të dobëta, më i forti prej të cilëve ishte rreth 6 gradë.

Japonia dhe Tajvani lëshuan menjëherë një paralajmërim për cunami.

Epiqendra e tërmetit ndodhej rreth 18 kilometra në jug të qytetit Hualien dhe ndërtesa dhe shtëpi të dëmtuara u raportuan gjithashtu në atë zonë, sipas ministrisë së mbrojtjes së Tajvanit.

Pjesëtarë të ushtrisë u dërguan në terren për të ndihmuar viktimat, dhe shkollat ëdhe shumë vende pune u mbyllën pas tërmetit.

Në rrjetet sociale janë shfaqur edhe videot e tërmetit të tmerrshëm, si dhe dëmet që ka shkaktuar.