Irani lëshon dronë e raketa, ushtria izraelite këshillon qytetarët të futën nëpër strehimore

Irani lëshon dronë e raketa, ushtria izraelite këshillon qytetarët të futën nëpër strehimore

Bota April 14, 2024 - 00:28

Ushtria izraelite u ka kërkuar banorëve të zonave specifike që të qëndrojnë pranë "hapësirave mbrojtëse" deri në një njoftim të dytë.

Në një postim në Telegram, Forcat Mbrojtëse të Izraelit u thanë njerëzve në lartësitë veriore të Golanit, në zonën e Nevatimit, Dimona dhe Eilat që të ndiqnin këshillat, transmeton Zeri.info.

“Me aktivizimin e sirenave kërkohet të futeni në një hapësirë të mbrojtur”, thuhet në të.

“Nëse nuk ka hapësirë të mbrojtur apo strehimore kërkohet gjetja e zonës më të mbrojtur të mundshme, në çdo rast duhet pritur dhjetë minuta dhe jo më pak.

“I kërkojmë publikut që të ndjekë udhëzimet e Komandës së Frontit të Brendshëm në lidhje me situatën dhe të presë për udhëzime shtesë”.

Paralajmërimi vjen ndërsa vendi përgatitet për një lëshim dronësh dhe raketash që do të mbërrijnë nga Irani. /Zëri