Kryeministri konfirmon se avionët britanikë rrëzuan dronët iranianë

Kryeministri konfirmon se avionët britanikë rrëzuan dronët iranianë

Bota April 14, 2024 - 15:33

Kryeministri britanik Rishi Sunak dënoi sulmin e Iranit ndaj Izraelit mbrëmë dhe konfirmoi se avionët e Mbretërisë së Bashkuar rrëzuan një numër të dronëve sulmues iranianë.

“Mbretëria e Bashkuar mori pjesë në një përpjekje të koordinuar ndërkombëtare për të kapur raketat dhe dronët e lëshuar nga Irani”, tha ai.

Sunaku thotë se sulmi i Iranit ishte një “përshkallëzim i rrezikshëm dhe i panevojshëm, të cilin unë e kam dënuar me termat më të ashpër”.