Komisioni i OKB-së akuzon Izraelin se po pengon hetimet për sulmin e 7 Tetorit

Komisioni i OKB-së akuzon Izraelin se po pengon hetimet për sulmin e 7 Tetorit

Bota April 16, 2024 - 19:01

Ish-shefi i të drejtave të OKB-së, Navi Pillay, thotë se Izraeli po i pengon hetuesit e OKB-së të flasin me dëshmitarët dhe të plagosurit e sulmit terrorist të 7 tetorit në Izraelin jugor.

Pillay kryeson një komision hetimor të mandatuar nga OKB për të hetuar të gjitha shkeljet e supozuara të ligjit ndërkombëtar humanitar dhe të të drejtave të njeriut në Izrael dhe territoret palestineze.

“Më vjen keq për faktin që njerëzve brenda Izraelit që dëshirojnë të flasin me ne po u mohohet kjo mundësi, sepse ne nuk mund të hyjmë në Izrael”, tha Pillay.

“Deri sa i përket qeverisë së Izraelit, ne jo vetëm që kemi parë mungesë bashkëpunimi, por pengim aktiv të përpjekjeve tona për të marrë prova nga dëshmitarët dhe viktimat izraelite të ngjarjeve që ndodhën në Izraelin jugor,” theksoi Chris Sidoti, një prej tre anëtarëve të një komisioni hetimor.

Sidoti i bëri thirrje qeverisë së Izraelit, si dhe të plagosurve dhe dëshmitarëve të sulmit, që të ndihmonin në punën e komisionit gjatë kryerjes së hetimit të tij.

Misioni diplomatik izraelit në Gjenevë tha se kishte kryer hetimin e vet dhe se përfaqësues të OKB-së dhe institucioneve të tjera kishin qenë në Izrael dhe ishin takuar me të mbijetuarit. /abcnews