Stoltenbergu u bën thirrje vendeve të NATO-s që të furnizojnë Kievin me më shumë municione

Stoltenbergu u bën thirrje vendeve të NATO-s që të furnizojnë Kievin me më shumë municione

Bota April 17, 2024 - 00:45

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, pas bisedës me presidentin rumun Klaus Iohannis, u bëri thirrje vendeve anëtare të aleancës që të pajisin Kievin me municionet e nevojshme dhe sistemet e mbrojtjes ajrore.

“Kam folur me Presidentin e Rumanisë për mbështetjen tonë për Ukrainën. Unë u bëj thirrje të gjithë aleatëve të gërmojnë më thellë për të siguruar më shumë municione dhe sisteme të mbrojtjes ajrore”, shkroi Stoltenberg në Platformën X.

Siç vlerësoi ai, Rumania është kyçe për mbrojtjen e krahut lindor të NATO-s dhe është e përkushtuar të mbështesë Ukrainën. /abcnews