Fotografi palestinez që dokumentoi vuajtjet në Gazë, në mesin e 100 personave më me ndikim në botë nga “TIME”

Fotografi palestinez që dokumentoi vuajtjet në Gazë, në mesin e 100 personave më me ndikim në botë nga “TIME”

Bota April 18, 2024 - 14:53

Fotografi Motaz Azaiza, është në mesin e 100 personaliteve më me ndikim në botë sipas revistës “TIME”

Për 108 ditë, Azaiza veproi si sytë dhe veshët e botës në vendlindjen e tij në Gazë.

I “armatosur” me një aparat fotografik dhe një xhaketë të shënuar "PRESS", fotografi 25-vjeçar palestinez kaloi gati katër muaj duke dokumentuar jetën nën bombardimet izraelite: familje të shpërngulura nga shtëpitë, gra që vajtojnë të dashurit, një burrë i bllokuar nën rrënoja e ngjarje të tjera që vinin nga Gaza, shkruan “Time”, transmeton Zeri.info.

Ai e bëri këtë me rrezik të madh: të paktën 95 gazetarë janë vrarë në Gaza që nga 7 tetori, në atë që ka qenë periudha më vdekjeprurëse për shtypin që kur Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve filloi të gjurmonte vdekjet në vitin 1992, dhjetëra të tjerë janë plagosur ose arrestuar .

Që nga evakuimi i Gazës në janar, roli i Azaizës është zhvendosur në rritjen e ndërgjegjësimit për krizën - dhe në thirrjen për ndërhyrje ndërkombëtare.

"Ajo që po ndodh në Gaza nuk është përmbajtje për ju. Ne nuk po ju tregojmë se çfarë po ndodh...për pëlqimet, shikimet apo shpërndarjet tuaja. Jo, ne presim që ju të veproni. Ne duhet ta ndalojmë këtë luftë”, tha ai. /Zëri