Rrokulliset autobusi dhe bie në lumë, humbin jetën 25 persona në Peru

Rrokulliset autobusi dhe bie në lumë, humbin jetën 25 persona në Peru

Bota April 29, 2024 - 23:05

Në një aksident trafiku në veri të Perusë kanë humbur jetën 25 persona dhe 13 tjerë janë lënduar, kanë bërë të ditur sot autoritetet e atjeshme.

Autobusi po udhëtonte në qytezën Sorochuro gjatë të dielës mbrëma kur u rrokullis dhe përfundoi në lumë, ka njoftuar Olga Bobadulla, prokurore në rajonin e Cajamarca, transmeotn telegrafi.

“Informacionet e para akoma janë duke u mbledhur nga vendi ku ka ndodhur aksidenti”, ka shtuar Bobadilla.

E mediat lokale raportojnë se nga qyteza ku ka ndodhur aksidenti është bërë e ditur se është shpallur tre ditë zie për të nderuar viktimat e këtij aksidenti të tmerrshëm.

Aksidentet në Peru janë bërë diçka pothuajse të zakonshme, ku dhjetëra persona humbën jetën në shtator dhe të paktën 24 tjerë përfunduan në greminë apo nga rrëzimi në shkëmbinj gjatë janarit të këtij viti.