Pas Britanisë tronditet Norvegjia, sulm me thikë në Oslo, dy të plagosur
Bota
May 02, 2024 - 11:26
Pas ngjarjes së rëndë në Londër, ku një person me shpatë vrau një 13-vjeçar dhe plagosi 3 të tjerë, një incident i ngjashëm është regjistruar dhe në Oslo.
Dy persona mbetën të plagosur, pasi një i ri i armatosur me thikë i sulmoi atë pa asnjë motiv të qartë. Policia ndërhyri menjëherë pas marrjes së njoftimeve dhe arriti ta arrestojë agresorin në qendër të qytetit, shumë pranë pallatit mbretëror.
Shkaqet e kësaj ngjarje janë ende të pazbardhura, megjithatë autoritetet sigurojnë se nuk bëhet fjalë për terrorizëm. /oranews