Pamjet me dron zbuluan gjendjen e helikopterit, në të cilin ndodhej presidenti iranian
“Asnjë i mbijetuar nuk u gjet”, në vendin e rrëzimit të helikopterit me presidentin iranian Ebrahim Raisi, njoftuan agjencitë shtetërore iraniane të lajmeve, raporton CNN.
Presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi dhe shoqëruesit e tij, përfshirë ministrin e Jashtëm Hossein Amir-Abdollahian, janë gjetur të vdekur në vendin ku u rrëzua një helikopter në veriperëndim të Iranit.
Televizioni shtetëror i Iranit raportoi më 20 maj se helikopteri u rrëzua si pasojë e motit të keq.
Pamjet me dron të rrënojave të kapura nga Gjysmëhëna e Kuqe dhe të transmetuara nga agjencia shtetërore e lajmeve FARS tregojnë vendin e rrëzimit në një kodër të pjerrët, të pyllëzuar, me disa pjesë të helikopterit të mbetura, përveç bishtit blu-bardhë.
BREAKING — The most clear aerial footage of Raisi helicopter crash site in Iran so far pic.twitter.com/G2J9QfYUKO
— Ragëp Soylu (@ragipsoylu) May 20, 2024