Pamjet që tregojnë transportimin e kufomave, pas rrëzimit të helikopterit iranian

Pamjet që tregojnë transportimin e kufomave, pas rrëzimit të helikopterit iranian

Bota May 20, 2024 - 11:49

Agjencia iraniane IRNA ka publikuar pamjet amatore të Gjysmëhënës së Kuqe të Iranit, ku shihen ekipet e shpëtimit duke transportuar kufomat.

Në video shihen punonjësit duke bartur kufomat e zyrtarëve të lartë iranianë, përfshirë atë të presidentit Ebrahim Raisi.

Videoja amatore tregon sesi ekipet e shpëtimit kishin vështirësi të transportojnë kufomat, për shkak të terrenit malor dhe kushteve klimatike, transmeton Telegrafi.

Ndryshe helikopteri në të cilin po udhëtonte presidenti iranian, u rrëzua dje derisa ishte nisur për në Azerbajxhan për të inauguruar një digë të re.

E në mesin e viktimave është edhe ministri i Jashtëm iranian Hossein Amir Abdollahian, si dhe gjashtë zyrtarë të tjerë.