![Tërmet në Greqi](/uploads/zeri.info/images/2024/May/24/auto_open1716536044.jpg)
Tërmet në Greqi
Bota
May 24, 2024 - 09:30
Një tërmet me magnitudë 3.9 ka ndodhur sot në orën 06:30 të mëngjesit në perëndim të Korfuzit.
Sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra e tërmetit ndodhet 34 kilometra në jug-jugperëndim të Othonit, ndërsa thellësia fokale llogaritet në 6.8 kilometra.
Fatmirësisht nga tërmeti nuk ka pasur raportime për dëme materiale ose në njerëz. Kujtojmë se edhe në Itali u regjistrua një tërmet. /oranews