Po udhëtonte nga Cyrihu në Shkup, aeroplani goditet nga rrufeja
Bota
May 28, 2024 - 09:19
Një aeroplan që fluturonte nga Cyrihu për në Shkup u godit dje nga rrufeja.
Siç raporton Alsat-M, për shkak të kësaj piloti vendosi të kthehej menjëherë në Cyrih, ku bëri një ulje emergjente.
Në këtë aeroplan raportohet se fluturonte ekipi kombëtar i Maqedonisë së Veriut.
Thuhet se ata po qëndrojnë në hotel dhe sot do të marrin rrugën për në Shkup.
“Situatë vërtet e pabesueshme, ndërsa ne po fluturonim avioni u godit nga rrufeja dhe piloti vendosi të kthehej në Cyrih. Nuk ishte e këndshme kur dëgjuam se çfarë ndodhi, pamë një dritë të fortë në afërsi”, thotë kapiteni Nikolla Gjorgiev për mediumin “Ekipa”.