
Ish-kandidatja për presidente shkruan në raketën izraelite të drejtuar për në Gaza: Jepuni fund, Amerika e do Izraelin
Ish-kandidatja për presidente të SHBA-së, Nikki Haley, ka shkruar “jepuni fund” në një raketë izraelite ndërsa vizitoi Izraelin mes shqetësimeve në rritje për luftën kundër Hamasit në Gaza, shkruan Daily Express.
Haley, e cila u mund nga Donald Trump në garën për kandidatët republikan për president të SHBA-së, vizitoi kufirin verior të Izraelit të martën, ndërsa tha: “Amerika qëndron në krah të Izraelit. Izraeli po lufton sot armiqtë e SHBA-së. Mos u ndalni derisa të fitoni”.
Ajo u shoqërua nga ish-ambasadori izraelit në OKB dhe anëtari aktual i Knesset, Danny Danon, i cili shtoi: “Situata në veri është e patolerueshme dhe nuk mund të vazhdojë”.
“Izraeli duhet të marrë iniciativën dhe të ndryshojë ekuacionin. Banorët e Tiros dhe Sidonit do të evakuojnë shtëpitë e tyre dhe banorët e veriut do të kthehen në shtëpitë e tyre”, shtoi ai
Haley u fotografua gjithashtu duke shkruar në një raketë të destinuar për në Gaza: “Jepuni fund! Amerika e do Izraelin!”
“Finish Them, America ♥ë Israel Always!”
— Team Nikki Haley (@NikkiHaleyHQ) May 28, 2024
Message from @NikkiHaley, written on an Israeli missile intended for Hamas. pic.twitter.com/DgPQYNvkWM
Mbështetja e saj për Izraelin vjen pasi vendi dhe kryeministri i izraelit Benjamin Netanyahu, vihen nën vëzhgim në rritje për trajtimin e luftës.
Pavarësisht se është kërkuar nga presidenti amerikan Joe Biden dhe aleatët e tjerë që të mos sulmojnë Rafahun, në veri të Gazës, IDF ka vazhduar me sulme shkatërruese ditët e fundit.
Finish them!
— Danny Danon ë ë ë (@dannydanon) May 28, 2024
ë ë ë ë ë, ë ë, ë ë ë ë ë ë ë ë ë ë ë.
ë ë ë ë - ë ë ë ë, ë ë ë.
ë"ë ë ë! pic.twitter.com/qvLNCXPl7o
Të hënën, Netanyahu pranoi se një sulm ajror në Rafah që vrau dhjetëra ishte një “gabim tragjik” pasi thuhet se u vranë 45, përfshirë gra dhe fëmijë. /Telegrafi