Koreja e Veriut hedh qindra balona me mbeturina në Korenë e Jugut
Koreja e Veriut ka hedhur në Korenë e Jugut të paktën 150 balona që mbanin fletëpalosje propagandistike dhe mbeturina, duke bërë që autoritetet të paralajmërojnë banorët që të qëndrojnë brenda.
Ushtria e Koresë së Jugut gjithashtu paralajmëroi qytetarët të mos i prekin balonat e bardha dhe qeset e plastikës të lidhura me to, sepse ato përmbajnë “mbeturina”.
Balonat janë gjetur në tetë nga nëntë provincat në Korenë e Jugut dhe tani janë duke u analizuar nga autoritetet përkatëse.
Koreja e Veriut dhe ajo e Jugut kanë përdorur të dyja balona në fushatat e tyre propagandistike që nga Lufta Koreane në vitet '50.
Incidenti i fundit vjen disa ditë pasi Koreja e Veriut tha se do të hakmerrej kundër “shpërndarjes së shpeshtë të fletëpalosjeve dhe mbeturinave të tjera” në zonat kufitare nga aktivistët në Korenë e Jugut.
“Grumbuj letrash të mbeturinave do të shpërndahen së shpejti në zonat kufitare dhe në brendësi të Korenë e Jugut dhe do të përjetojnë drejtpërdrejt se sa përpjekje kërkohet për t’i hequr ato”, tha në një deklaratë zëvendësministri i Mbrojtjes i Koresë së Veriut, Kim Kang Il. /Telegrafi