Izraeli pas sulmit në Rafah: Lufta në Gaza do të vazhdojë deri në fund të vitit 2024

Izraeli pas sulmit në Rafah: Lufta në Gaza do të vazhdojë deri në fund të vitit 2024

Bota May 29, 2024 - 22:05

Izraeli të mërkurën dërgoi tanke për të sulmuar Rafahun dhe njoftoi se lufta në Gaza do të vazhdojë gjatë gjithë vitit.

Tanket izraelite u zhvendosën në zemër të Rafahut për herë të parë të martën, pavarësisht një urdhri nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë për t’i dhënë fund sulmeve në qytet, ku shumë palestinezë janë strehuar nga bombardimet, raporton jerusalempost.

Luftimet në Gaza do të vazhdojnë të paktën deri në fund të vitit 2024, shtoi ai, duke sinjalizuar se Izraeli nuk është gati t’i japë fund luftës siç kërkohet nga Hamasi, si pjesë e një marrëveshjeje që do të përfshinte shkëmbimin e pengjeve që mban për të burgosurit palestinezë.

“Lufta në Rafah nuk është një luftë e pakuptimtë”, tha këshilltari i Sigurisë Kombëtare izraelite, Tzachi Hanegbi, duke përsëritur se qëllimi ishte t’i jepte fund sundimit të Hamasit në Gaza dhe të ndalonte atë dhe aleatët e tij të sulmonin Izraelin.

Shtetet e Bashkuara, aleati më i afërt i Izraelit, përsëritën kundërshtimin e tyre ndaj një ofensive të madhe tokësore në Rafah, duke thënë se nuk besonin se një operacion i tillë ishte duke u zhvilluar.

Në Gjenevë, më shumë se 30 vende në një takim të Organizatës Botërore të Shëndetësisë dënuan sulmet e Izraelit ndaj spitaleve në Gaza dhe kërkuan një hetim më të detajuar rreth krizës shëndetësore në enklavë. /Telegrafi