![Ushtria izraelite lidhë palestinezin e plagosur në veturë [video]](/uploads/zeri.info/images/2024/June/23/auto_13-3-780x4391719134839.jpg)
Ushtria izraelite lidhë palestinezin e plagosur në veturë [video]
Pamjet rrëqethëse shfaqin palestinezin e plagosur që ishte lidhur nga ushtria izraelite në kapakun e motorit të një veture ushtarake, i cili u kap gjatë një bastisje në qytetin Jenin të Bregut Perëndimor.
Forcat Mbrojtëse të Izraelit kanë konfirmuar të shtunën incidentin që u filmua dhe u shpërnda në masë të madhe në rrjetet sociale, duke nxitur reagime të ashpra.
Në video shihen një palestinez i përgjakur nga Jenin i identifikuar nga banorët e atjeshëm si Mujahed Azmi, i cili ishte lidhur në veturë e cila po kalonte mes dy autoambulancave.
Në një kumtesë, ushtria izraelite tha se forcat e tyre ishin qëlluar me armë, para se i plagosuri i ‘dyshuar’ t’iu vërsulej atyre, transmeton Telegrafi.
IDF-ja pranoi se ushtarët izraelitë kanë shkelur protokollin ushtarak gjatë këtij akti barbar.