
Koreja e Veriut dërgon sërish mbi 300 balona me mbeturina në Korenë e Jugut
Bota
June 25, 2024 - 10:30
Gjatë natës, Koreja e Veriut dërgoi rreth 350 balona me mbeturina drejt Koresë së Jugut.
Kjo është hera e pestë që nga fundi i muajit të kaluar.
Rreth 100 balona, kryesisht me letra dhe mbeturina të tjera, u dërguan në Seul dhe në pjesën veriore të provincës Gyeonggi, sipas një njoftimi të Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë koreane.