
Republikanët fashojnë veshin si Trumpi, në mbështetje të ish-presidentit
Bota
July 18, 2024 - 10:49
Pak ditë më parë u krye një atentat ndaj Donald Trumpit, nga 20-vjeçari Thomas Crooks, gjatë një takimi elektoral në Pensilvani. Trump i shpëtoi atentatit duke u plagosur në veshin e djathtë dhe sipas asaj që raportohet në mediat e huaja ishte lëvizja e kokës ajo që e shpëtoi nga plumbat.
Pak ditë pas ngjarjes, mbështetësit e Trumpit kanë bërë gjestin në përkrahje të tij.
Gjatë një takimi republikanët kanë vendosur të gjithë të fashojnë veshin për të treguar mbështetjen e tyre ndaj ish-presidentit.