Merzi mirëpret vendimin e Trumpit për t’i dërguar armë Ukrainës

Merzi mirëpret vendimin e Trumpit për t’i dërguar armë Ukrainës

Bota July 15, 2025 - 11:29

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, i mirëpriti planet e presidentit amerikan, Donald Trump, për të furnizuar Ukrainën me armë “në shkallë të gjerë”.

“Presidenti Trump dhe unë e kemi diskutuar këtë disa herë gjatë ditëve të fundit. E kam siguruar: Gjermania do të luajë një rol aktiv”, shkroi Merzi në platformën X.

Trumpi tha se do të dërgojë sisteme mbrojtëse ajrore – Patriot, për ta ndihmuar Kievin që të mbrohet nga Rusia, por se kostot do të mbulohen nga Bashkimi Evropian.

Më herët, Merzi ka shprehur gatishmërinë e Gjermanisë për të blerë sisteme Patriot nga SHBA-ja për Ukrainën.

Raportohet se bëhet fjalë për dy sisteme, ndërsa një tjetër do të financohet nga Norvegjia.

Ukraina ka bërë të ditur se ka nevojë për gjithsej dhjetë sisteme të tilla.

“Po e bëjmë këtë për interesin tonë”, tha Merzi. /abcnews