SHBA-ja thotë se ka dakordim për “hapa specifikë”, për t’i dhënë fund dhunës në Siri

SHBA-ja thotë se ka dakordim për “hapa specifikë”, për t’i dhënë fund dhunës në Siri

Bota July 17, 2025 - 09:04

Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, njoftoi se është arritur një marrëveshje për hapa konkretë që synojnë të përfundojnë situatën e dhunshme në Siri sonte.

Në një postim në rrjetin social X, Rubio tha se SHBA-ja ka angazhuar të gjitha palët e përfshira në konflikt për të ndalur përleshjet.

Ministria e Jashtme e Sirisë mirëpriti përpjekjet e ndërmjetësuara nga SHBA dhe vendet arabe për zgjidhjen paqësore të krizës aktuale. Në një deklaratë zyrtare, ministria thekson gatishmërinë për bashkëpunim me çdo palë që kërkon qetësim dhe stabilitet në rajon.

Ndërkohë, sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, dënoi sulmet ajrore të Izraelit në rajonet Suweida, Daraa dhe në qendër të Damaskut, duke bërë thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të çdo shkeljeje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Sirisë.

Zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric, vuri në dukje rëndësinë e respektimit të ligjit ndërkombëtar dhe nënvizoi nevojën për qetësi dhe dialog për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit. /dukagjini