
Varshava tërheq ambasadorin e saj nga Hungaria
Bota
July 17, 2025 - 16:15
Ministria e Jashtme polake ka njoftuar se ka tërhequr ambasadorin e saj nga Hungaria. Ky vendim ka ardhur pasi autoritetet hungareze i dhanë statusin e refugjatit ish-zëvendësministrit polak të Drejtësisë, i cili kërkohet për korrupsion.
Marrëdhëniet mes dy vendeve janë përkeqësuar ndjeshëm që nga humbja e partisë “Ligj dhe Drejtësisë”. Më tej Ministria e Jashtme njoftoi se ambasadori e kishte përfunduar mandatin e tij më 15 korrik. /abcnews